Ndërlidhjet

logo-print

ISLAMABAD


Presidenti iranian Mohamed Khatami ka deklaruar se e ardhmja e marrdhënieve Iran – Pakistan do të jetë e shkëlqyer, pas vitesh mosbesimi lidhur me Afganistanin dhe kundërshtive në planin fetar.
Khatami është i pari president iranian që viziton Pakistanin në 10 vitet e fundit.
Njëherësh kryeministri pakistanez, Zafarullah Xhamali, ka kërkuar ndërmjetësimin e Khatamit mes Indisë e Pakistanit lidhur me konfliktin në Kashmir.
Lidhur me këtë presidenti iranian ka thënë:
“Shpresojmë që India dhe Pakistani do të jenë në gjendje të zgjidhin problemet e tyre mbi bazën e arsyes dhe të drejtësisë”, vecoi Khatami.
XS
SM
MD
LG