Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Shefi i UNMIK-ut Michael Steiner thotë se kur flitet për statusin e Kosovës, kjo çështje nuk mundë të zgjidhet kurrsesi “me hapa të njëanëshëm, siç është preambula e Kartës kushtetusese të bashkësisë shetërore Serbi-Mali i Zi apo ndonjë vendim në Prishtinë”.
Në një bisedë për mediat e Kosovës në gjuhën serbe Steiner ka thënë se “askush nuk mundë të ketë të drejtën e vetos, kurse në fundë për ate çështje do të vendosë Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara”, por ka shtuar se “Kosova akoma nuk gjendet në ate fazë”.
Kryeadministratori ka theksuar se shqiptarët si shumicë duhet të nagazhohen për pakicat, por se pakicat, veçanërisht ajo serbe, duhet të pranojnë “realitetin e ri në Kosovë, që është ndryshe nga ai i vitit 1999”.
XS
SM
MD
LG