Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë, Zoran Xhinxhiq ka deklaruar se gjatë takimit të sotëm në Beograd me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës është arritur marrëveshja për hartimin e “strategjisë së përbashkët” për përmirësimin e kushteve për bashkësinë nacionale serbe në Kosovë.
Xhinxhiq nuk ka dhënë shumë hollësi për këte strategji, por ka theksuar se hapi i parë dhe më i rëndësishëm është formimi i vetë-administratave lokale të popullit serb në komunat në të cilat ata bëjnë shumicën dhe në lokalitetet ku bëjnë shumicën, sikurse bashkësitë lokale dhe fshatrat.
XS
SM
MD
LG