Ndërlidhjet

SEUL


Presidenti i Koresë Jugore, Kim Dae Jong ka deklaruar se qeveria e tij nuk do të tolerojë synimet e Koresë Veriore që të zhvillojë armë bërthamore, duke reaguar ndaj lajmeve se veri-koreanët planifikojnë të ri-aktivizojë një reaktor bërthamor.
Presidenti jug-korean ka thënë se kriza e krijuar duhet të zgjidhet me dialog dhe në këte drejtim “duhet punuar më ngushtë” me Shtetet e Bashkuara dhe me Japoninë “që të parandalohet shkallëzimi i saj në krizë edhe më të madhe”.
XS
SM
MD
LG