Ndërlidhjet

2002 - NATO ZGJËROHET


J. DONOVAN



Zgjërimin e NATO-s me Bullgarinë, Estoninë, Lituaninë, Letoninë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Slloveninë zyrtarisht e shpalli sekretari i përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike Xhorgj Robertson në nëntor në samitin e Pragës.
Ishte ky zgjërimi më i madh në historinë 53 – vjeçare të NATO-s dhe dhënje fund ndarjes artificiale të Evropës.
Mikëpritësi i samitit Vacllav Havell kishte deklaruar se zgjërimi i NATO-s është dëshmi se epoka e ndarjes së botës në sfera të ndikimit ka marrë fund.
Edhe më i qart ishte presidenti i Polonisë, Aleksandar Kvashnjevski:
"Ne jemi duke marrë vendim që do t'i japë fund epokës së ndarjeve nga Jalta dhe Potsdami, djaj të Paktit Ribentrop – Molotov, të Luftës së Ftohtë dhe barazpeshës së rrejshme të frikës", kishte thënë presidenti polak Kvashnjevski.
Këto fjalë domethënje të veqant kishin për vendet baltike që me dekada i kaluan nën okupimin dhe aneksimin e Moskës.
Presidenti amerikan Xhorgj Bush duke folur në kryeqendren e Lituanisë në Vilnus për zgjërimin e NATO-s kishte thënë:
"Nata e gjatë e frikës, pasigurisë dhe vetmisë ka mbaruar. Kush do çoftë që do të zgjedhë Lituaninë për armik - armiqësi i ka shpallur edhe Amerikës", kishte thënë presidenti Bush.
Zgjërimin e NATO-s në Moskë e kishte komentuar edhe presidenti rus Vladimir Putin:
"Dëshirojmë që zgjërimi i fundit i NATO-s të bëhet faktor pozitiv në raportet NATO – Rusi dhe jo faktor i tensioneve", kishte thënë Vladimir Putin.
Dhe ndërsa zgjërimi nuk shkaktoi tensione në raportet NATO – Rusi, tensionime ka në marrëdhënjet Evropë – Amerikë.
Në këtë kontekst Aleks Standish nga "Xhejn Intellegjenc Digjest" thotë:
"Shtetet e Bashkuara druajn se Unioni Evropian si superfuqi ekonomike dhe ndoshta edhe ushtarake mund të bëhet organizatë defanzive që nuk do të kërkojë lidershipin amerikan", thotë Aleks Standish.
Ndërkaq, Dan Plesh, nga Instituti Mbretëror në Londër ka një vizion tjetër sa i përket zgjërimit të NATO-s dhe raporteve Evropë – Amerikë. Ai thotë se zgjërimi dhe ekzistimi i NATO-s është në funksion të evitimit të konflikteve ndërmejt vetë vendeve anëtare të Aleancës:
"Mendoj se NATO është mekanizëm shumë i mirë për të evituar konfliktet ndërmjet evropianëve dhe amerikanëve", thotë Dan Plesh.

XS
SM
MD
LG