Ndërlidhjet

BAGDAT


Përfaqësues të opozitës irakene, përkatësisht të Këshillit Suprem për Revolucionin Islamik në Irak, me qendër në Iran, kanë deklaruar se kanë prova lidhur me armët e shkatërrimit në masë të Irakut.
Sipas opozitës irakene, ajo do të dorëzonte informacionet lidhur me disa qendra të fshehta të programeve të armëve, pranë Kombeve të Bashkuara.
Ndërkaq inspektorët e kontrollit të armëve të Kombeve të Bashkuara dhe gjatë ditës së sotme kanë vazhduar kërkimet për armë të shkatërrimit në masë në 5 qendra të ndryshme.
XS
SM
MD
LG