Ndërlidhjet

BEOGRAD


Derisa Tribunali i Hagës për krime lufte ka kërkuar sërish nga Beogradi që t,a dorëzojë menjëherë Millan Millutinoviqin, ministri serb i Drejtësisë, Vlladan Batiq ka kërkuar nga kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës ,Cala Del Ponte që të japë dorëheqie për shkak se udhëhiqet, siç thotë “nga parimi i drejtësisë selektive”.
Vlladan Batiq, veç tjerash i sheh për të madhe kryeprokurores Del Ponte se insistonë për dorëzimin e presidentit të Serbisë, “sikur kjo të ishte gjëja më e rëndësishme në botë”, siç e ka formuluar.
Ndërkaq, kryeministri Zoran Xhinxhiq ka thënë se Millan Millutinoviq, të cilit sot i skadon mandati i presidencës, duhet vetë ti dorëzohet Tribunalit të Hagës.
XS
SM
MD
LG