Ndërlidhjet

ROMË


Vatikani ka vendosur që gjatë shkurtit t,i bëjë publikë dokumentet historike për raportet e veta me Gjermaninë midis viteve 1922-39, që deri tash mbaheshin të mbyllura.
Kjo periudhë përputhet me kohën kur Eugenio Pacelli, i cili më vonë u bë Papa Piu, ishte ambasador i Vatikanit në Gjermani, kuse tash ka filluar procesi i lumturimit të tij.
Papa Gjon Pali i Dytë ka miratuar publikimin e dokumenteve që të zbusë akuzat ndaj Piut se ai kishte simpati për nazistët.
XS
SM
MD
LG