Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova ka vlerësuar se viti që po kalon ka qenë kohë e përparimit të gjithanëshëm për Kosovën, duke theksuar se në 2003-shin do të punohet intenzicisht për njohjen formale të pavarësisë së sajë.
Në mesazhin e vitit të ri Rugova ka theksuar se vetëm Kosova demokratike, e integruar në NATO, në Bashkimin Evropian dhe në miqësi me Shtetet e Bashkuara, “do të qetësonte popullin e saj dhe do të hapte perspektivën për shpejtimin e proceseve demokratike dhe ekonomike në Kosovë”.
“Me vullnetin e Zotit, shpresojmë që 2004-tëshin ta presim me njohjen formale të pavarësisë së Kosovës”, ka thënë presidenti Rugova në mesazhin drejtuar popullit të Kosovës, duke përgëzuar veçanërisht edhe UNMIK-un, KFOR-in dhe Misionin e OSBE-së.
XS
SM
MD
LG