Ndërlidhjet

MOSKË


Bilanci i të vrarëve nga bombardimi i objekteve të qeverisë pro-ruse në Çeçeni gjatë javës së kaluar ka arritur në 80 persona, por presidenti rus,Vlladimir Putin ka thënë se do të shkojë tutje me përpjekjet për ti dhënë fund konfliktit në Çeçeni.
“Terroristët po përdorin metodat më të dhunëshme por ata nuk do të kalojnë. Natyrisht, ata mundë të rrisin numrin e viktimave, edhe nga mesi i popullit të vetë, por nuk do të arrijnë të zbrapsin procesin e zgjidhjes”, ka thënë Putin.
Ndërkaq, ministri rus i Mbrojtjes ka deklaruar se lufta kundër ekstremizmit dhe terrorizmit ndërkombëtarë do të jetë në krye të prioriteteve të armatës gjatë vitit 2003.
XS
SM
MD
LG