Ndërlidhjet

Danimarka njeh Kosovën


Danimarka ka njohur sot pavarësinë e Kosovës, ka bërë të ditur Ministria e Jashtme daneze.

Ministri i Jashtëm i Danimarkës Per Stig Moeller, do t'u dërgojë letër presidentit Sejdiu dhe kryeministrit Thaçi për ta bërë të ditur edhe zyrtarisht njohjen.

Në kumtesën e ministrit Moeller vihet në pah se është shumë e rëndësishme që Kosova është zotuar për krijimin e një shteti demokratik, sekular, multietnik, që do ta sigurojë mbrojtjen e pakicave.
XS
SM
MD
LG