Ndërlidhjet

Clinton akuzon Obamën


Hillary Clinton ka akuzuar rivalin kryesor brenda partisë në garën për kandidatin demokrat për Shtëpinë e Bardhë, senatorin Barack Obama.Komentet e Clintonit u bënë në Teksas në një debat të organizuar nga CNN.

"Nëse kandidatura juaj ka të bëjë vetëm me fjalë, atëherë së paku zgjidhni fjalët tuaja. Mendoj se ky është një propozim shumë i thjeshtë. Të marrësh pasazhe të tëra nga fjalimet e dikujt tjetër nuk është ndryshimi në të cilin njerëzit mund të besojnë", tha Clinton.

Obama i hodhi poshtë akuzat duke shtuar se demokratët nuk duhet të harxhojnë kohë duke sulmuar njëri-tjetrin, por duke ndihmuar në mëkëmbjen e vendit.

Hillary Clinton ka humbur zgjehdjet brenda demorkatëve në 11 shtete rradhazi.
XS
SM
MD
LG