Ndërlidhjet

KS-ja dënon sulmet në Beograd


Këshilli i Sigurimit ka dënuar sulmet kundër ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe ambasadave të tjera në Beograd.

Deklarata e Këshillit të Sigurimit u lexua nga ambasadori i Panamasë, Richardo Alberto Arias, vendi i të cilit ka kryesinë e rradhës.

"Anëtarët e Këshillit të Sigurimit dënojnë shumë ashpër sulmet e banditëve kundër ambasadave në Beograd, sulme që kanë rezultuar me dëmtime të ambasadve dhe rrezikim të personelit diplomatik", tha Arias.

Ambasadori i Panamasë mirëpriti hapat e marra nga autoritetet serbe për të vendosur rendin.
XS
SM
MD
LG