Ndërlidhjet

SHBA-të reagojnë ashpër ndaj Beogradit


Shtetet e Bashkuara kanë dënuar ashpër djegjen e ambasadës amerikane në Beograd dhe i kanë bërë notë të ashpër proteste autoriteteve në Beograd.

Nënsekretari amerikan i Shtetit për çështje politike, Nicholas Burns i ka telefonuar kryeministrit serb, Vojisllav Koshtunica dhe ministrit të jashtëm Vuk Jeremiç për të protestuar zyrtarisht ndaj djegjes së ambasadës amerikane.

"Mesazhi ishte i qartë, kjo situatë nuk mund të tolerohet. Autoritetet duhet të veprojnë menjëherë të ofrojnë personelin e nevojshëm, në mënyrë që punonjësit dhe ambasada jonë të mos jenë në rrezik", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Sean McCormak, pas bisedës së Burns-it me zyrtarët serbë.

Burns "ia bëri të qartë ministrit të jashtëm se ne do të mbajmë përgjegjëse drejpërsëdrejti qeverinë serbe për sigurinë e punonjësve tanë të ambasadës", tha McCormak.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit ngriti shqetësimin për informacionet se qeveria serbe ka ndihmuar sulmet.
"Kemi parë shumë informacione shqetësuese se zyrtarët e qeverisë serbe, përfshi një ministër kanë nxitur dhunën. Kjo duhet të marrë fund", tha McCormak.

Edhe zëdhënësja e presidentit Bush, Dana Perrino ka shprehur pakënaqësinë me punën e forcave serbe të sigurisë.
XS
SM
MD
LG