Ndërlidhjet

logo-print

Rogozin kërcënon KFOR-in


Përfaqësuesi i Rusisë në NATO Dimitrij Rogozin ka paralajmëruar se Rusia mund të kërcënohet "me forcë ushtarake" për të fituar respektin në skenën politike botërore, nëqoftëse të gjitha vendet e Bashkimit Evropian e njohin pavarësinë e Kosovës, dhe nëse NATO i tejkalon kompetencat e saj në Kosovë.

Rogozin ka sinjalizuar aleancën veriatlantike se në Kosovë nuk guxon të merret me politikë, sepse në të kundërtën "mund të ketë zhvillim dramatik në kuadër të dialogut Rusi-NATO".

"Nuk na pëlqen informata, sipas së cilës NATO kërkon që në territorin e Kosovës të mos lejohet hyrja e përfaqësuesve të Serbisë", sepse kjo nuk është në mandatin e tyre, ka thënë përfaqësuesi rus.

Nëse kjo informatë verifikohet, mund të ketë zhvillime dramatike në kuadër të diskutimeve Rusi-NATO, ka thënë Rogozin.
XS
SM
MD
LG