Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi: Protestat si në kohën e Millosheviqit


Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se dhuna, e cila mbrëmë shpërtheu në Beograd e përkujton kohën e Sllobodan Millosheviqit.

Ai tha se janë "pamje e tmerrshme" sulmet e demonstrantëve ndaj ambasadës amerikane në Beograd.

Thaçi tha se dhuna në Beograd është diçka "që i përket së kaluarës".

"Nuk ishte vetëm reagim ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës" nga Serbia, por gjithashtu edhe "ndaj botës demokratike", tha Thaçi.

Kryeministri kosovar gjithashtu ka shfaqur bindjen se forcat e NATO-s dhe njohja e Kosovës nga fuqitë evropiane dhe Shtetet e Bashkuara, do të mundësojnë sigurinë në Kosovë.
XS
SM
MD
LG