Ndërlidhjet

Koshtunica: Treguam ç'mendojmë për Kosovën


Kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica ka vlerësuar se populli serb në "tubimin madhështor ka thënë se çfarë mendon për Kosovën, dhe për dhunën brutale e cila ushtrohet ndaj Serbisë".

"Para së gjithash, rinia serbe porositi se Serbia është për të drejtën, për drejtësinë dhe lirinë, dhe se e hedh poshtë politikën e forcës të vendeve perëndimore.

"Duke mbrojtur Kosovën, Serbia tregon se fuqishëm i mbron vlerat më të larta mbi të cilat bazohet bota demokratike. Kjo don të thotë se Kosova është Serbi", tha Koshtunica.

Ai ka shtuar se "për fat të keq, dje ka ndodhur një fatkeqësi e madhe, sepse në dhunën është humbur edhe një jetë njeriu".

"Dhuna dhe shkatërrimet i shkaktojnë dëm të drejtpërdrejtë luftës sonë për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe shtetërore", ka thënë Koshtunica.
XS
SM
MD
LG