Ndërlidhjet

Banja Llukë: Mbyllet konsullata amerikane


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Charles English tha se e ka mbyllur konsullatën në Banja Llukë, një ditë pasi protestuesit e dogjën flamurin amerikan dhe u përpoqën të vërsulen në ndërtesën e konsullatës.

Ambasadori English tha se vendosi që përkohësisht ta mbyllë konsullatën pasi zyrtarët serbë të Bosnjes nuk e përjashtuan mundësinë e dhunës së mëtejme.

Qindra serbë të Bosnjes protestuan dje kundër pavarësisë së Kosovës dhe njohjes së saj.

Policia tha se 14 oficerë policie janë lënduar ndërsa 27 protestues janë arrestuar.

Parlamenti i serbëve të Bosnjes u kërcënua se do të mbajë referendum për shkëputje nga Bosnjë e Herecegovina, nëse shumica e vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian do ta njohin shtetin e Kosovës.

Në rezolutën e miratuar nga parlamenti i Republikës Serbe të Bosnjes thuhet se deklarata e pavarësisë së Kosovës ishte akt ilegal që e cënon integritetin territorial të Serbisë.

Rezoluta është miratuar nga shumica e deputetëve në parlamentin serb të Bosnjes.
XS
SM
MD
LG