Ndërlidhjet

Beograd: Evakuohet pjesë e personelit diplomatik



Departamenti amerikan i Shtetit ka vendosur të evakuojë një pjesë të personelit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Beograd.

Hapi është ndërmarrë me kërkesën e ambasadorit amerikan në Serbi, Cameron Munter.

"Ne nuk jemi mjaft të bindur se këtu jemi të sigurtë", ka thënë ambasadori Munter.

Përfaqësuesja për shtyp e ambasadës, Rian Harris, tha se përkohësisht tërhiqet një pjesë e personelit "jo të domosdoshëm për punë", ndërsa ambasadori dhe nëpunësit kryesorë mbeten.

Pas trazirave të mbrëmshme në Beograd, ambasada amerikane sot ishte e mbyllur dhe nuk do të punojë deri të hënën në 25 shkurt.
XS
SM
MD
LG