Ndërlidhjet

Fitzgerald: Protestat destabilizojnë rajonin


Komandanti i NATO-s në komandën e forcave të bashkuara në Napoli, admirali Mark Fitzgerald tha se protestat në Beograd janë destabilizuese për rajonin.

Ushtaraku i lartë i NATO-s e bëri këtë deklaratë gjatë vizitës në Tiranë, ku u takua me autoritetet shqiptare.

Admirali Fitzgerald u bëri tirrje autoriteteve të Beogradit që të vënë nën kontroll situatën.

Ai gjithashtu tha se roli i KFOR-it në Kosovë nuk do të ndryshojë pas shpalljes së pavarësisë.

KFOR-i do të kujdeset për ruajtjen e kufijve të Kosovës dhe të një mjedisi të sigurtë brenda tyre, tha admirali Fitzgerald.
XS
SM
MD
LG