Ndërlidhjet

logo-print

Rrëzohet aeroplani bombardues B-2


Një aeroplan bombardues amerikan është rrëzuar në ujdhesën Guam, në perëndim të Oqeanit Paqësor.
Forcat ajrore thanë se dy pilotët kanë shpëtuar.

Aeroplani është rrëzuar menjëherë pasi kishte fluturuar nga baza ajrore në ujdhesën Andersen.

Aeroplani bombardues B-2 është ndërtuar në bazë të teknologjisë 'stealth', e pakapshme për shumë radarë.

Për herë të parë aeroplani B-2 u përdor në operacione luftarake gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, në vitin 1999.
XS
SM
MD
LG