Ndërlidhjet

Vazhdon ofensiva turke në Irakun verior


Armata e Turqisë tha se pesë trupa turke dhe më shumë se 20 rebelë kurdë janë vrarë në përleshjet gjatë ofensivës së forcave turke në Irakun verior.

Trupat turke, të mbështetura nga aeroplanët luftarakë, u vërsulën të enjten në Irakun verior, në ndjekje të rebelëve kurdë, të cilët e shfrytëzojnë zonën për të ndërmarrë sulme kundër Turqisë.

Sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice, ishte ndër zyrtarët perëndimorë, të cilët kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje.

Në operacion marrin pjesë disa mijëra trupa. Armata turke tha se trupat do të kthehen në shtëpi në një kohë sa më të shkurtër.
XS
SM
MD
LG