Ndërlidhjet

logo-print

Samarxhiq: SHBA-të fajtore për trazirat


Shtetet e Bashkuara janë fajtore për sulmet e kësaj jave në ambasadat e huaja në Beograd, ka thënë ministri serb për Kosovën, Sllobodan Samarxhiq.

"Shtetet e Bashkuara janë fajtori më i madh i trazirave që nga 17 shkurti, kur Kosova shpalli pavarësinë", ka thënë Samarxhiq.

Ai shtoi se Qeveria e Serbisë do të vazhdojë t'i bëjë thirrje SHBA-ve që ta marrin përgjegjësinë për dhunimin e ligjit ndërkombëtar, duke copëtuar një pjesë të territorit të Serbisë.
XS
SM
MD
LG