Ndërlidhjet

Thaçi: Kosova nën kontrollin e NATO-s...


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë sot se çdo pjesë e Kosovës është nën kontroll të plotë të autoritetit të NATO-s, SHPK-së dhe të UNMIK-ut.

Ai ka thënë se institucionet po përcjellin me vëmendje të thellë ngjarjet në pjesën veriore të Mitrovicës, pas tërheqjes së misionit të BE-së, si dhe protestave të përditshme të serbëve kundër pavarësisë së Kosovës. Kryeministri Thaçi ka premtuar se do të jetë pranë qytetarëve serbë, që tash një javë po protestojnë në veri.

"Unë do të jem pranë tyre për t'i ndihmuar që të integrohen në institucionet demokratike të vendit, të integrohen në rrjedhat e reja të shoqërisë kosovare dhe ata si shtetas të rinj të Kosovës do ta ndjejnë veten mirë. Kosova është atdheu i tyre dhe do të respektohen të drejtat e minoritarëve në kuptimin më afirmativ të mundshëm. Prandaj, edhe reagimet që kanë ndodhur në Beograd, reagime shumë primitive, nuk mund të ndërlidhen me serbët, qytetarë e shtetas të Kosovës. Unë do të jem pranë tyre", ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

Ai i ka bërë këto komente pas një homazhi që ka bërë te varri i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.
XS
SM
MD
LG