Ndërlidhjet

Koshtunica: SHBA të anulojë vendimin për njohje


Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica, i ka bërë thirrje sot Shteteve të Bashkuara të anulojnë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe sërish të vendosin sundimin e normave të së drejtës ndërkombëtare.

"Shtetet e Bashkuara duhet të anulojnë vendimin e pranimit të shtetit të rrejshëm në territorin e Serbisë, duke mundësuar kështu që Këshilli i Sigurimit të vërtetojë vlefshmërinë e Rezolutës 1244, e cila garanton sovranitetin dhe integritetin e Serbisë", ka thënë Koshtunica.
XS
SM
MD
LG