Ndërlidhjet

Sofje: Takohen zyrtarë të Kosovës dhe Serbisë


Përfaqësuesit e qeverive të Serbisë dhe Kosovës do të takohen për herë të parë në një konferencë në Sofje gjatë kësaj jave. Ky do të jetë takimi i parë i zyrtarëve serb dhe shqiptarë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, ka thënë ministri i jashtëm i Bullgarisë Ivajlo Kalfin.
"Ky do të jetë një takim i vështirë pasi është forumi i parë ndërkombëtare ku Serbia dhe Kosova do të ulen në një tavolinë, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës" ka thënë Kalfin.
XS
SM
MD
LG