Ndërlidhjet

Vjenë: Protestë e dhunshme e serbëve


Ka eskaluar në dhunë protesta e disa mijëra serbëve në Vjenë, të cilët kundërshtonin pavarësinë e Kosovës. Protestuesit u përleshen me policinë e cila parandalonte afrimin drejt ambasadës amerikane. Raportohet se disa persona janë arrestuar. Ndërsa dy policë janë plagosur. Më vonë afro 400 demostrues e dogjën flamurin amerikan dhe u nisën drejt ambasadës së SHBA-ve por u ndalen nga njësitë speciale të policisë. Demostruesit pastaj i thyen dritaret e dyqaneve në një lagje të Vjenës ku banojnë shqiptarët e Kosovës.
XS
SM
MD
LG