Ndërlidhjet

Rogozin tërhiqet nga kërcënimet


Përfaqësuesi i Rusisë në NATO, Dmitrij Rogozin mbrëmë është tërhequr nga kërcënimet, që i kishte bërë javën e kaluar, për mundësinë që Rusia ta përdorë forcën nëse NATO-ja dhe Bashkimi Evropian do tu kundërviheshin Kombeve të Bashkuara lidhur me Kosovën. "Ne nuk synojmë të intervenojmë ushtarakisht në një qendër të krizës larg nga kufiri jonë", tha ai mbrëmë në një intervistë televizive, pasi "nuk ka sulme të drejtpërdrejta në Rusi dhe në interesat kombëtare të Rusisë", tha zoti Rogozin. Për këtë aryse, sipas tij, "qëndrim i Rusisë do të jetë që ta përdorë autoritetin e saj politik dhe moral, autoritetin absolut që e kanë rusët në Ballkan, përfshirë edhe Serbinë, për ta mbrojtë të vërtetën e Moskës".
XS
SM
MD
LG