Ndërlidhjet

Raul Kastro u emërua president


Raul Kastro është emëruar president i ri i Kubës. Kështu, në një lëvizje që u vlerësua ndryshim historik për këtë vend, në vend të Fidel Kastros erdhi i vëllai i tij, Raul. Në fjalimin e tij të parë ai tha se i vëllai Fidel Kastro ishte i pazëvendësueshënm dhe se ai do të konsultohet me të për vendime të rëndësishme shtetërore. Në një kumtesë, sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice kërkoi nga Kuba që të lëvizë drejt "ndryshimit demokratik dhe të qetë".
XS
SM
MD
LG