Ndërlidhjet

Në 2012 fillon ndërtimi i "Rrymës së Jugut"


Ndërtimi i pjesës serbe të transportuesit të gazit "Rryma e Jugut" do të fillojë më 2012, ka bërë të ditur zëdhënësi i kompanisë ruse, Gazprom.

Serbia dhe Rusia nënshkruan marrëveshjen për krijimin e kompanisë së përbashkët që do merret me ndërtimin e gazsjellësit.

Projekti 10 miliadë euro i kompanisë ruse Gazprom dhe asaj italaine ENI, synon sjelljen e gazit rus nga Siberia në Evropë.

Marrëveshja që e lejoi Serbinë të bëhej pjesë e projektit "Rryma e Jugut" i dha Gazpromit kontrollin mbi kompaninë serbe NIS që kishte monopolin e karburanteve në Serbi.

"Kjo marrëveshje është në interes të Rusisë dhe Serbisë dhe vë bazat për sigurinë energjitike në Evropë", tha kryeministri serb Koshtunica.

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimet e veta për këtë projekt, për shkak të konkurrencës ndaj projetit evropian Nabucco dhe rritjes së varësisë ndaj gazit rus.
XS
SM
MD
LG