Ndërlidhjet

BE e NATO: Kontrollojmë gjithë Kosovën


Bashkimi Evropian dhe NATO-ja do të mbajnë misionet e tyre në veri të Kosovës, pavarësisht tensioneve në këtë pjesë të vendit me shumicë serbe.

"Misioni ynë, siç jemi marrë vesh me vendet anëtare, mbulon gjithë territorin e Kosovës", tha shefi i diplomacisë evropiane, Javier Solana. Këto komente Solana i bëri pas takimit me kreun e NATO-s, Jaap De Hoop Scheffer.

De Hoop Scheffer nga ana e tij tha se KFOR-i do vazhdojë të mbrojë "gjithë qytetarët e Kosovës, kudo ku janë".

Shefi i NATO-s dënoi retorikën e padobishme që vjen nga Beogradi, por theksoi dhe bashkëpunimin e shkëlqyer në terren mes NATO-s dhe forcave të armatosura të Serbisë.
XS
SM
MD
LG