Ndërlidhjet

logo-print

Mutivodë: 19 policë të plagosur


Së paku 19 policë janë plagosur si pasojë e përplasjeve me 150 serbë, që besohet se janë rezervistë të ushtrisë.

Policia e mbështetur më pas dhe nga trupat e KFOR-it përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Zëdhënësi i Shërbimit Policor të Kosovës, Veton Elshani tha se "pas zëvendësimit të forcave policore nga një njësi e KFOR-it demonstruesit filluan të shpërndaheshin".

Ai shtoi se protestuesit kishin ardhur "të organizuar në grupe" nga qytetet në jug të Serbisë dhe kishin sjellë me vete "kamiona me gurë".

Këta të fundit gjuajtën policinë me gurë, shishe dhe objekte metalike. Protestuesit thanë se pesë nga rezervistët janë lënduar lehtë.
Rezervistët me veshje civile po protestonin në fshatin Mutivodë, në lindje të Kosovës.
XS
SM
MD
LG