Ndërlidhjet

logo-print

SHBA, Çekia diskutojnë vendosjen e radarit


Kryeministri i Republikës sëÇekisë Mirek Topolanek sot i fillon takimet dy ditore me zyrtarët amerikanë në Uashington.

Bisedimet pritet të fokusohen në lejimin e instalimit të sistemit mbrojtës të radarit në territorin e Çekisë, si dhe udhëtimin e shtetasve të Çekisë në Shtetet e Bashkuara pa viza.

Topolanek planifikon që marrëveshjen për vendosjen e sistemit të radarit ta nënshkruajë të mërkurën në takimin me presidentin e Shteteve të Bashkuara George Bush.

Marrëveshja më pas duhet të miratohet edhe nga parlamenti në Pragë.
XS
SM
MD
LG