Ndërlidhjet

logo-print

Serbët protestuan në Banjallukë


Policia ka hedhur gaz lotësjellës kundër protestuesve serbë të Bosnjës për t'i parandaluar ata që të mos i afrohen Konsullatës së Shteteve të Bashkuara, e cila është përkohsisht e mbyllur pas protestave të dhunshme të javës së kaluar.
Protestat u mbajtën për ta kundërshtuar pavarësinë e Kosovës. Raportohet se në këtë tubim morën pjesë afro 10 mijë vetë. Një pjesë e protestuesve gjuajtën me gurë në drejtim të policisë, e cila ia doli ta shpërndajë grupin. Në protestën e serbëve të Bosnjës mori pjesë dhe foli edhe zyrtari i lartë Millorad Dodig.
XS
SM
MD
LG