Ndërlidhjet

Erdogan e mbronë depërtimin e ushtrisë


Kryeministri Recep Tayyip Erdogan e ka mbrojtur ofensivën e Turqisë kundër separatistëve kurdë në Irakun verior, duke thënë se Turqia ka të drejtë ta mbroj vetveten kundër "terroristëve". Zoti Erdogan mëtutje përsëriti premtimet e Ankarasë se ushtarët do të kthehen në shtëpi, "sa më shpejtë që është e mundshme". Forcat e Turqisë kanë hyrë në Irakun verior më 21 të këtij muaji për t'i luftuar kryengritësit kurdë të Partisë Punëtore të Kurdistanit, që e përdorin këtë territor si bazë për sulme kundër Turqisë. Qeveria e Irakut sot ka dënuar depërtimin ushtark të Turqisë duke e cilësuar atë si "shkelje të sovranitetit" të Irakut.
XS
SM
MD
LG