Ndërlidhjet

logo-print

Në Sofje nesër fillon një takim rajonal


Nesër në Sofje fillon konferenca dyditëshe e Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore. Kjo është mbledhja e parë e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të kësaj konference rajonale prej se Kosova u bë e pavarur. Sipas organizatorëve, në këtë Konferencë do të diskutohet për çështje rajonale dhe për integrimet evroatlantike. Ministria e jashtme e Bullgarisë ka njoftuar se ky do të jetë rasti i parë për takim të drejtëpërdrejtë ndërmjet zyrtarëve të Kosovës dhe të Serbisë. Sipas mediave lokale, në këtë takim do të marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
XS
SM
MD
LG