Ndërlidhjet

Azerbajxhan: Tërhiqen trupat nga Kosova


Presidenti Ilham Aliyev ka kërkuar nga Parlamenti i Azerbajxhanit tërheqjen e paqeruajtësve të vet nga Kosova, tha Zahid Oruj, anëtar i Kuvendit. Sipas tij, kjo kërkesë është e ndërlidhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt.
Kërkesa për tërheqjen e njësisë ushtarake prej 34 pjesëtarëve nga Kosova, është bërë "në bazë të ndryshimeve aktuale të situatës politike në Kosovë", tha zoti Oruj. Azerbajxhani ka deklaruar se refuzon ta njohë pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG