Ndërlidhjet

Babaxhan: Shqipëria të marrë ftesë për NATO


Turqia do të angazhohet që në samitin e prillit, Shqipëria të marrë ftesën për t'iu bashkangjitur NATO-s, ka deklaruar ministri i Jashtëm turk, Ali Babaxhan.
"Turqia do të japë mbështetje të fuqishme që në Bukuresht, në samitin e NATO-s, Shqipëria, Maqedonia dhe Kroacia të marrin ftesë për anëtarësim" ka thënë Babaxhan pas takimit të sotëm në Stamboll me shefin e diplomacisë shqiptare Lulzim Basha.
XS
SM
MD
LG