Ndërlidhjet

Faith: Nuk do të tërhiqemi nga veriu


Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Peter Faith tha se nuk do t'iu nënshtrohet presioneve që kanë për qëllim shtyrjen e vendosjes së misionit të BE-së, përkundër kërcënimeve nga serbët në veri të Kosovë që ta bojkotojnë dhe pengojnë punën e tij. Edhe pse punonjësit e Bashkimit Evropian kishin qenë të detyruar të tërhiqen nga veriu pas sulmeve që kishin për cak ndërtesat e BE-së, Peter Faith tha se "Bashkimi Evropian përkundër gjithave do të vazhdojë aktivitetet e veta në veri të Kosovës".
XS
SM
MD
LG