Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Bashkëpunim për Kosovën


Senatorët Hillary Clinton dhe Barack Obama, që garojnë brenda demokratëve amerikanë për zgjedhjet presidenciale të nëntorit zhvilluan një debat televiziv.

Debati u zhvillua para votimeve në dy shtete kyçe, Ohajo dhe Teksas.

Të dy kandidatët kritikuan njëri-tjetrin në çështjet që lidhen me politikat shëndetësore, politikën e jashtme dhe politikën tregtare.
Të dy kandidatët denoncuan mënyrat plotësisht të tejdukshme të Vladimir Putinit për të qëndruar në pushtet edhe pas zgjedhjeve presidenciale të marsit.

Obama kritikoi presidentin aktual Bush për mënyrën e qasjes ndaj Rusisë, veçanërisht kur bëhet fjalë për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe kërcënimet ndaj vendeve fqinje.

Duke folur për Kosovën Obama shtoi se do bashkëpunonte me bashkësinë ndërkombëtare në rast të çdo kërcënimi të Rusisë ndaj shtetit të ri të pavarur.

Nuk munguan kritikat mes Clintonit dhe Obamës edhe për luftën në Irak.
XS
SM
MD
LG