Ndërlidhjet

Munter: Në Kosovë nuk pati kurrfarë dhune


Në ditët e kaluara, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe njohja e saj nga bashkësia ndërkombëtare, kemi parë një trend shqetësues në gjuhën e përdorur nga disa udhëheqës të Serbisë, ka deklaruar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Cameron Munter.

"Radikalët e papërgjegjshëm nacionalistë, madje edhe në qeverinë e këtij vendi, janë përpjekur që me dhunë t'i përgjigjen asaj që ka ndodhur në Kosovë. Ata thonë se atyre u është bërë dhunë në Kosovë, prandaj dhuna është përgjigje legjitime. Por në fakt, në Kosovë nuk pati kurrfarë dhune", tha ambasadori amerikan.

"Ky ishte një vendim diplomatik, me të cilin shumë vende nuk janë dakord", ka thënë ambasadori Munter për Radion Evropa e Lirë.
XS
SM
MD
LG