Ndërlidhjet

HRW: Partnerët e Koshtunicës nxitin dhunë


Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch i ka akuzuar ministrat e partisë së kryeministrit serb Vojisllav Koshtunica për nxitjen e tensioneve pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

"Qeveria e Serbisë duhet të veprojë shpejt që ta reduktojë klimën e rrezikshme armiqësore për grupet e të drejtave të njeriut, për gazetarët e pavarur dhe për pakicat etnike në vend", thuhet në deklaratën e grupit me seli në Nju Jork.

Human Rights Watch thotë se përderisa presidenti Boris Tadiq ka bërë thirrje për t'i dhënë fund dhunës, anëtarët e koalicionit të Koshtunicës i "nuk i kanë vërejtur protestat e dhunshme kundër pavarësisë së Kosovës".

Ministri i Infrastrukturës Velimir Iliç i ka përshkruar protestat si "demokratike", ndërsa ministri për Kosovën Sllobodan Samarxhiq tha se sulmet në pikat doganore në kufirin Kosovë-Serbi e pasqyrojnë "politikën e qeverisë", thuhet në deklaratën e HRW.

"Qeveria e Serbisë duhet të flasë me një zë kundër dhunës si mjet i protestës dhe të përmbahet nga retorika luftë-nxitëse", ka thënë drejtori i Human Rights Watch për Evropën, Holly Cartner.
XS
SM
MD
LG