Ndërlidhjet

logo-print

Rupel: Ballkani të shohë kah e ardhmja


Vendet e Ballkanit duhet t'i tejkalojnë dallimet e tyre dhe të ndihmojnë njëri tjetrin në rrugën drejt integrimeve evropiane, tha ministri i Jashtëm i Sllovenisë Dimitrij Rupel, vendit kryesues të BE-së.

"Ka disa sfida dhe mosmarrëveshje serioze në marrëdhëniet ndërmjet vendeve të Ballkanit, por ne duhet të shohim drejt të ardhmes", tha ai, për të shtuar se "në të ardhmen, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të jenë anëtarë" të Bashkimit Evropian.

Rupel i bëri këto komente në Sofje, në takimin e parë të vendeve të rajonit pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Kreu i Paktit të Stabilitetit, Erhard Busek tha se Kosova është "pjesë e plotë e pejsazhit të rajonit".

Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiq tha se shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe njohja e saj mund ta destabilizojë Ballkanin.
"Fatkeqësisht, disa pjesëmarrës në këtë takim kanë zgjedhur të mbështesin këtë akt të shkëputjes së njëanshme, i cili e bën rajonin tonë më jostabil, më të pasigurtë dhe më të paparashikueshëm", tha Jeremiç.

Shqipëria dhe Turqia menjëherë e kanë mbështetur shtetin e ri, ndërsa Bullgaria dhe Kroacia u shprehën të gatshme t'u bashkohen këtyre dy vendeve.

Ndërkohë, Rumania dhe Moldavia e kanë përkrahur Serbinë duke kundërshtuar kategorikisht pavarësinë e Kosovës.

Në takimin në Sofje, Kosova përfaqësohet nga Besim Beqaj, kryetar i Odës Ekonomike.
XS
SM
MD
LG