Ndërlidhjet

SHBA-Çeki afër marrëveshjes për radarët


Presidenti i Shteteve të Bashkuara Xhorxh Bush tha sot se SHBA-të kanë qenë afër arritjes së marrëveshjes me Çekinë, për vendosjes e sistemit të radarëve si pjesë e mbrojtjes antiraketore amerikane në Evropë.

Këto komente Bush i bëri pas takimit në Uashington me kryeministrin çek Mirek Topolanek. Administrata e Bushit thotë se programi mbrojtës antiraketorë në Evropë është i nevojshëm për shkak të rrezikut nga Irani.

Rusia e kundërshton fuqishëm këtë program.
XS
SM
MD
LG