Ndërlidhjet

Llajçak: Bosnja nuk është peng i Kosovës


Mirosllav Llajçak, zyrtari më i lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, tha se megjithëse Kosova ka një ndikim në atë që ai e përshkroi si "atmosferë" në Bosnje, ky vend nuk do të jetë "peng i Kosovës".

I dërguari i posaçëm i BE-së dhe Përfaqësuesi i Lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje gjithashtu tha se asnjëra nga tre republikat në Bosnje nuk kanë të drejtë të shkëputen.

I pyetur nëse serbët e Bosnjes kanë të drejtë të mbajnë referendum për shkëputje, Llajçak u përgjigj: "Absolutisht asnjë të drejtë".
XS
SM
MD
LG