Ndërlidhjet

Grupi për Kosovën: S'ka ndarje të Kosovës


Nuk do të ketë ndarje të Kosovës, tha Grupi punues ndërkombëtar për Kosovën, i cili u takua sot për herë të parë që kur Kosova shpalli pavarësinë.

"Kjo nuk është e paraparë dhe nuk është qëllimi i këtij grupi", tha i dërguari evropian në Kosovë, Peter Feith, i cili e drejtoi takimin.
Detyra kryesore e këtij grupi do jetë mbikqyrja e zbatimit të Planit të Ahtisaarit.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga 15 shtete. Austria, Çekia, Finlanda, Gjermania, Italia, Suedia, Turqia, Shtetet e Bashkuara, Belgjika, Danimarka, Franca, Hungaria, Sllovenia, Zvicra dhe Britania, thanë se dëshirojnë të promovojnë zhvillimin e Kosovës si një "shtet stabil, shumëetnik dhe demokratik".

"Roli im do të jetë që të siguroj se do të mbrohen të drejtat e mënyra e jetesës e të gjitha komuniteteve, veçanërisht të komunitetit serb", tha Pieter Feith.

Ai tha se për këtë qëllim, grupi i ka marrë përkushtimet e nevojshme nga udhëheqësit e Kosovës.

Feith theksoi se grupi nuk do të tolerojë dhunën, dhe as krijimin e institucioneve paralele të sigurisë në territorin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG