Ndërlidhjet

logo-print

Casey: NATO në Kosovë sa të jetë nevoja


Tom Casey

Tom Casey

"NATO-ja ka një mision në Kosovë dhe aleanca ka thënë se atë mision do ta vazhdojë derisa forcat e sigurisë së Kosovës të jenë në gjendje ta marrin përgjegjësinë e plotë”, ka thënë Tom Casey.



NATO-ja do të qëndrojë në Kosovë për aq sa të jetë nevoja, ka deklaruar zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tom Casey.

"NATO-ja ka një mision në Kosovë dhe aleanca ka thënë se atë mision do ta vazhdojë derisa forcat e sigurisë të Kosovës të jenë në gjendje ta marrin përgjegjësinë e plotë për detyrat që u kërkohen dhe derisa të besojnë se janë në gjendje ta bëjnë këtë", ka thënë Casey.

Ai ka shtuar se në këtë kuadër, padyshim që do të ketë diskutime të vazhdueshme midis Qeverisë së re në Kosovë dhe NATO-s mbi çfarëdo specifike të këtij misioni.

Zoti Casey ka thënë se tash për tash nuk ka diskutime mbi mundësinë e shtimit të forcave të NATO-s në Kosovë.

"Kjo çështje i takon Komandantit Suprem të NATO-s dhe autoriteteve tjera ushtarake të kësaj aleance, për të shqyrtuar nëse në dritën e zhvillimeve të fundit, ata parashohin ndonjë arsye për të ndryshuar përbërjen aktuale të numrit të forcave në terren".

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, në një takim me gazetarët, ka rikujtuar edhe njëherë se Kosova është një shtet i pavarur dhe ka një qeveri sovrane.

"Çdo marrëdhënie midis NATO-s dhe Qeverisë së Kosovës do të përpunohet midis tyre. Çdo vendim mbi forcat e NATO-s i takon vetë NATO-s dhe veprimi dhe menaxhimi i forcave të saj do të mundësohet nëpërmjet marrëveshjes aktuale", ka thënë zoti Casey.

Duke folur ndërkaq për kampin amerikan Bondsteel, në afërsi të Ferizajt, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit ka shpjeguar se qëllimi i kësaj baze amerikane është që të mbështesë misionin e NATO-s në Kosovë.
XS
SM
MD
LG