Ndërlidhjet

Tadiq: S'heqim dorë as nga Kosova, as nga BE


Presidenti i Serbisë Boris Tadiq ka ripërsëritur se Beogradi nuk do të heqë dorë nga Kosova, por as nga përpjekjet për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

"Ne nuk do të heqim dorë nga Kosova. Ne do t'i përdorim të gjitha resurset tona diplomatike dhe politike për mbrojtjen e saj, por pa dhunë", i ka thënë Tadiq të përditshmes spanjole El Pais.

I pyetur për mundësinë e ndarjes së Kosovës, Tadiq është përgjigjur: "Nuk flas për ndarje, por për kompromis".

Presidenti serb gjithashtu ka thënë se vendet evropiane, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën "nuk janë duke e mbrotur Serbinë, por po i mbrojnë interesat e tyre dhe integritetin e tyre territorial".
XS
SM
MD
LG