Ndërlidhjet

Serbia do të paguajë borxhin e Kosovës


Serbia do të vazhdojë të paguajë kamatat në borxhin e Kosovës, për të treguar se Kosova ende është pjesë e saj, ka thënë një ministër i kabinetit të Koshtunicës.

Ministri i Ekonomisë, liberali Mladjan Dinkiç, tha se Beogradi duhet të pushojë së paguari borxhin e jashtëm të Kosovës, por propozimi i tij ka rënë ndesh me politikat e qeverisë serbe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

"Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri e përkujtoi ministrin Dinkiç se kjo do të ishte në kundërshtim me politikën zyrtare të qeverisë, e cila e hodhi poshtë pavarësinë si të jashtëligjshme", ka thënë ministri i Arsimit, Zoran Llonçar.

"Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë në bazë të rezolutës që e ka miratuar parlamenti", ka thënë Llonçar.
XS
SM
MD
LG