Ndërlidhjet

Princi Harry lufton kundër talebanëve


Ministria britanike e mbrojtjes tha se Princi Harry, djali më i ri i princit Charles dhe i princeshës së ndjerë Diana, është duke luftuar me talebanët në vijat e para të frontit në Afganistan.

Princi 23-vjeçar, një oficer i regjimentës britanike, i ka kaluar 10 javët e fundit në shërbim në provincën e trazuar jugore Helmand.

Ministria tha se shërbimi i tij është mbajtur në fshehtësi dhe larg mediave, që të mos rrezikohen princi dhe bashkëluftëtarët e tij, por marrëveshja për fshehtësinë u thye pasi informata për princin Harry doli në një web-site amerikan.
XS
SM
MD
LG